Njëri qesh e tjetri qan, ja si i zë alkooli 12 shenjat e horoskopit

Njëri qesh e tjetri qan, ja si i zë alkooli 12 shenjat e horoskopit

Efektet e alkoolit janë të ndryshme te të gjithë. Kryesisht, thonë se, ndikues kryesor në ‘pasojat’ e tij është humori i mirë apo i keq por, në këtë rast, kemi zbuluar se edhe yjet paskan ‘dorë’…. Dashi: argëtim i shfrenuar I njohur për karakterin e tij miqësor, një dash, nën efektet e alkoolit, do të […]

Efektet e alkoolit janë të ndryshme te të gjithë.

Kryesisht, thonë se, ndikues kryesor në ‘pasojat’ e tij është humori i mirë apo i keq por, në këtë rast, kemi zbuluar se edhe yjet paskan ‘dorë’….

Dashi: argëtim i shfrenuar

I njohur për karakterin e tij miqësor, një dash, nën efektet e alkoolit, do të shkoj sa te njëri te tjetri, për t’u siguruar që të gjithë po argëtohen. Nëse nuk i rezulton kështu, do të japë të pish po aq sa ka pirë vetë. Nëse je me humor të keq, është shenja e duhur për të pirë aperitivin.

Demi: besnik por i ashpër

Demi është ekstremisht besnik dhe nëse i kërkon për të dalë, nuk të thotë kurrë jo. Ama, nëse ai është në humor të keq, harroje që do pranoj të bëjë diçka që nuk i pëlqen, mos u ngatërro me kokëfortësinë e tij.

Binjakët: kujdes me ndryshimin e humorit

Binjakët, për shkak të personalitetit të ‘shumfishtë’, janë njerëz me të cilët nuk është aq e thjeshtë të dalësh. Mund të ndryshojnë humor nga çasti në çast. Nga ana tjetër, i urrejnë njerëzit e pavendosur dhe mërziten shpejtë.

Gaforrja: të ndjeshëm edhe të pirë

Bëhet fjalë për njerëz shumë të ndjeshëm që, mund të shpërthejnë në të qara sa herë që diçka nuk shkon si duhet (sipas tyre). Çdo situatë e mbushin me emocione të tepruara dhe të pish alkool me ta, nuk se është gjëja më argëtuese. Mjafon një gotë!

Luani: muhabete të kota

Një luan, nën efektin e alkoolit, nuk e mbyll më gojën. Madje, as që po mendon fare se çfarë është duke thënë. Të përpiqesh ta pushosh, është pothuajse e kotë.

Virgjëresha: elegant dhe i vetmuar

Janë perfeksionistë deri në atë pikë sa, edhe gotën e verës duan ta shijojnë në vetmi, për të bërë analiza dhe përmirësime të vetes. Nuk janë shoqëruesit e duhur për t’u dehur.

Peshorja: shkujdesje dhe ekuilibër

Një peshore është një njeri i shkujdesur ama, shqetësohet gjithmonë nëse të tjerët po argëtohen apo jo. Janë njerëz të ekuilibruar por, nëse del me ta me mendimin për të pirë e për t’u argëtuar, do të jetë gjithmonë dikush që do të nxjerrë probleme.

Akrepi: dehje e sigurtë

Një akrep i dehur do të të falë gjithçka nga vetja. Është njeriu që nuk do tërhiqet asnjëherë përpara propozimit për një të dalë të shfrenuar.

Shigjetari: agresiv dhe flirtues

Të dalësh me ta mund të rezultojë ide mjaft e keqe. Alkooli, po të përzihet me nervat e tyre, mund të shpërthejë prandaj, bëni kujdes.

Bricjapi: fleksibël

Të lindurit në shenjën e bricjapit përshtaten me çdo lloj situate. Qëllimi i tyre i vetëm është të argëtohen, nuk ka rëndësi se ku dhe me kë.

Ujori: nga qielli në tokë

Me një ujor, situata mund të ndryshoj nga një moment në tjetrin. Nuk duhet t’i lejosh vetes asnjë gabim. Të pish o të dehesh me ta, është një përvojë më vete.

Peshqit: emocione ekstreme

Një ‘peshk’ do të tregojë përherë emocione ekstreme: është interesante të dehesh me ta. Ama, kujdes! Edhe një kokteil më shumë, mund të ndryshojë krejt situatën.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar