Një i vdekur në aksidentin në Klinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave në Klinë të hënën në mbrëmje. Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur, teksa katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur mes dy veturave në Klinë të hënën në mbrëmje.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka vdekur, teksa katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, ka thënë për Koha.net se njësitë relevante po merren me rastin.












