Nisin hetimet ndaj shitësve të derivateve, s’po i ulin çmimet fare

Edhe pse çmimi i naftës në tregun botëror dhe rajonal ka shënuar ulje, kjo nuk ka reflektuar në çmimet e kompanive që importojnë dhe shesin naftë në Kosovë. Ata vazhdojnë që të shesin naftën me çmime të larta, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkaku i dyshimeve se tregtarët e naftës janë duke bërë shkelje të Ligjit […]
Shkaku i dyshimeve se tregtarët e naftës janë duke bërë shkelje të Ligjit të konkurrencës, duke mos ulur çmimin e naftës në tregun me pakicë, proporcionalisht me uljen e naftës që është bërë në tregjet ndërkombëtare, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka filluar hetimet ndaj tyre.
Ky autoritet po heton nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë në mes të naftëtarëve për çmime.












