Nis takimi koordinues me ambasadorët e QUINT’it për dialogun

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur sot takim koordinues për dialogun, Kosovë-Serbi. Të ftuar në këtë takim janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë. Përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe […]
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thirrur sot takim koordinues për dialogun, Kosovë-Serbi.
Të ftuar në këtë takim janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Përpos Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të tjerët tani janë prezentë në sallën e takimeve.
Të pranishëm janë edhe ambasadorët e QUINTIT.












