Ngrihen 9 aktakuza në Mitrovicë për dhunën në familje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç`rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor kjo prokurori i ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje. Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga […]
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç`rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor kjo prokurori i ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.
Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.
Ndryshe, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është i angazhuar një prokuror, i cili merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje.












