Nga shëndeti i trurit tek sheqeri në gjak: Këto janë 6 vetitë mrekullibërëse të lakrës

Nga shëndeti i trurit tek sheqeri në gjak: Këto janë 6 vetitë mrekullibërëse të lakrës

Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit dhe i përket llojit Brassica,  që gjithashtu përfshin brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Lakra ka disa ngjyra të ndryshme të kuqe, vjollcë, të bardhë dhe jeshile. Veçse shumë e shijshme lakra është gjithashtu mjaft e mirë edhe për shëndetin tonë pasi përmban ka fibra, folatë, […]

Lakra është një nga perimet e preferuara të stinës së dimrit dhe i përket llojit Brassica,  që gjithashtu përfshin brokolin, lulelakrën dhe spinaqin. Lakra ka disa ngjyra të ndryshme të kuqe, vjollcë, të bardhë dhe jeshile.

Veçse shumë e shijshme lakra është gjithashtu mjaft e mirë edhe për shëndetin tonë pasi përmban ka fibra, folatë, mangan, kalcium, kalium, magnez dhe vitamina B6, K dhe C. Përveç kësaj, ajo ka mikronutriente si vitamina A, hekur dhe riboflavin.

Së bashku me ushqyesit e rëndësishëm që përmban, lakra ka pak kalori dhe përmban antioksidantë të fuqishëm, përfshirë polifenolet dhe komponimet e squfurit. Si e tillë lakra është një nga perimet me më shumë përfitime dhe ja disa prej tyre:

1.Lakra ndihmon në humbjen e peshës

Lakra është një perime e mirë për njerëzit që duan të humbin peshë në mënyrë të shëndetshme. Një filxhan lakër e copëtuar përmban vetëm 22 kalori. Ajo mban shumë ujë dhe namban të ngopur më gjatë, parandalon urinë dhe e mban trupin të hidratuar.

2.Përforcon shëndetin e zemrës

Përfshirja e lakrës në dietën tonë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, përmbajtja e lartë e polifenolit në lakër ndihmon në parandalimin e ngritjes së trombociteve dhe redukton presionin e gjakut. Kjo nga ana tjetër ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Lakra gjithashtu ndihmon në uljen e nivelit të lipoproteinës ose ndryshe  kolesterolit  të keq.

3.Ndihmon shëndetin e trurit

Duke qenë e pasur me jod, lakra përmirëson funksionimin e trurit dhe e bën sistemin nervor të funksionojë siç duhet. Në fakt, një sasi e shëndetshme e jodit luan një rol kyç në parandalimin dhe trajtimin e çrregullimeve neurologjike, si sëmundja e Alzheimerit dhe çmenduria.

Gjithashtu, vitamina K në lakër ndihmon në përmirësimin e funksionimit dhe përqendrimit mendor. Vitamina K gjithashtu ndihmon në prodhimin e sphingolipideve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e nervave nga dëmtimi dhe prishja. Lakra ka disa vitamina B që luajnë një rol kyç në përmirësimin e qëndrueshmërisë mendore dhe kujtesës.

4.Përmirëson tretjen

Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj të tretjes, përfshini lakër në dietën tuaj. Fibrat që gjenden në lakër ndihmojnë në promovimin e lëvizjeve të rregullta të zorrëve. Përmbajtja e ujit në lakër ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Plus që lakra ka veti anti-inflamatore natyrale që ndihmojnë në zbutjen e llojeve të ndryshme të problemeve të tretjes, duke përfshirë urthin.

5.Rregullon sheqerin në gjak

Vetitë antioksiduese të lakrës ofrojnë një burim potencial terapeutik për menaxhimin e diabetit. Ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak dhe ndihmon në prodhimin e insulinës. Përmbajtja e fibrave në lakër ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi ngadalëson thithjen e sheqerit.

6. Detoksifikuese

Lakra është e dobishme për procesin natyral të detoksifikimit të trupit. Fibrat lidhen me toksina të dëmshme, duke mos lejuar që  të absorbohen nga trupi dhe të ndihmojnë në heqjen e toksinave si produkte mbeturinash.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar