Në Shqipëri ‘nuk do të ketë’ Vit të Ri shkaku i varfërisë

Këtë vit festat i kanë gjetur të pakënaqur tregtarët. Në tregun e Pazarit të Ri në kryeqytet, sipas shitësve në tezgat e tyre janë afruar më pak blerës se një vit më parë. “Vitet përpara ka pasur më tepër. Tani ka rënë fuqia blerëse se edhe nga jashtë nuk kanë ardhur shumë.” “Ne e shikojmë vetë […]

Këtë vit festat i kanë gjetur të pakënaqur tregtarët.

Në tregun e Pazarit të Ri në kryeqytet, sipas shitësve në tezgat e tyre janë afruar më pak blerës se një vit më parë.

“Vitet përpara ka pasur më tepër. Tani ka rënë fuqia blerëse se edhe nga jashtë nuk kanë ardhur shumë.”

“Ne e shikojmë vetë në xhiron ditore. Ky vit është më i vakët se vitin e kaluar. Gjithsekush në familjen e vet e ndjen që ka rënie buxheti.”

“Shumë dobët, shumë dobët.”

“Krahasuar me një vit më parë ka rënë fuqia blerëse. Dy mijë lekë e kam pasur kadaifin vjet, aq edhe sivjet, por nuk ka blerës. Ka rënë buxheti i familjeve.”

Ndërsa vetë qytetarët japin arsyet e tyre pse janë të kursyer në blerje.

“Të kripura janë çmimet, pse të gënjejmë kot se të kripura, po edhe xhepi është i hollë. Vij tani dhe marr 2-3 kokrra domate, në vend që të marr 1 kilogram, apo 2 kilogramë.”

“Nuk ka, njerëzit janë pa punë. Çmimet rriten, 1 lekë, 1 lekë, por kur vjen fundi i vitit bëhen shumë.”

Për të patur në monitorim çmimet dhe ankesat e qytetarëve, Bashkia e Tiranës tha për TV Klan se është ngritur një grup inspektimi nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorit. Rastet e abuzimeve me çmimet nga tregtarët me pakicë do te ndiqen nga hetimi tatimor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?