Në cilat vende qytetarët nuk duan që Bashkimi Evropian të pranojë shtete të tjera brenda saj

Në cilat vende qytetarët nuk duan që Bashkimi Evropian të pranojë shtete të tjera brenda saj

Shumica e shtetasve të BE kundërshtojnë zgjerimin e Unionit për anëtarët e rinj në vitet e ardhshme, ndërsa në të njëjtën kohë vendet kandidate vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin në BE dhe besimin se kjo do të ishte e dobishme, sipas sondazhit të fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Evropian. Në Shqipëri, rreth 93 për […]

Shumica e shtetasve të BE kundërshtojnë zgjerimin e Unionit për anëtarët e rinj në vitet e ardhshme, ndërsa në të njëjtën kohë vendet kandidate vazhdojnë të mbështesin anëtarësimin në BE dhe besimin se kjo do të ishte e dobishme, sipas sondazhit të fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Evropian.

Në Shqipëri, rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në studim vlerësuan se anëtarësimi do të ishte i mirë, me vetëm 1 për qind që kishin një qëndrim negativ, transmeton KosovaPress.

Anketa, e cila përfshinte pesë vende kandidate për anëtarësim në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as e mirë as e keqe.

Në vendet e tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv.

Në BE, megjithatë, 43 për qind e qytetarëve mbështesin zgjerimin e anëtarëve të rinj në vitet e ardhshme dhe  kundër janë 45 për qind.

Duke parë individualisht nga anëtarët, zgjerimi gëzon mbështetjen më të madhe në Spanjë (71%), Poloni dhe Lituani (66%), Rumani (65%), Hungari (62%) dhe Kroaci (61%). Kundërshtarët më të mëdhenj janë Finlanda (64 për qind), Franca (62 për qind), Gjermania (61 për qind) dhe Austria (58 për qind).

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?