Në aksidentin fatal në Çallapek vdiq mërgimtari nga Gjermania

Sonte në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident i rëndë, ku ka mbetur një person i vdekur dhe pesë të tjerë të lënduar. Në këtë aksident është përfshirë autobusi me një veturë. Burime për Periskopin kanë treguar se makina ishte me targa të Gjermanisë, ndërsa viktima ka prejardhjen nga fshati Gadime i komunës së Lipjanit. […]
Në këtë aksident është përfshirë autobusi me një veturë. Burime për Periskopin kanë treguar se makina ishte me targa të Gjermanisë, ndërsa viktima ka prejardhjen nga fshati Gadime i komunës së Lipjanit.
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe Policia.
“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtine-Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona, njeri nuk ka arritur të përballoj plagët e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor. Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Flora Gashi për Periskopin.
Periskopi ju sjell pamjet:















