Ndodh edhe kjo: Gjermania në konferencën për Islamin shërben mish derri

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se iu vjen keq që kanë shërbyer sallam derri në një konferencë të mbajtur në Berlin, ku për temë diskutimi ka qenë feja islame. Ministria deklaroi se përzgjedhja e ushqimit është bërë në bazë të përkatësisë së përzier fetare të pjesëmarrësve të konferencës. Sidoqoftë, ata kanë kërkuar falje […]

Sidoqoftë, ata kanë kërkuar falje për këtë lëshim, në rast se dikush është ndier i fyer në aspektin fetar. Ngjarja është udhëhequr nga ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili në mars kishte deklaruar se Islami nuk i përket Gjermanisë. Sidoqoftë, mediet raportojnë se shumica e pjesëmarrësve në konferencë ishin myslimanë.

Sallami i shërbyer ishte i përbërë nga mishi i bluar, mishi i kryposur dhe gjaku i derrit. Ky veprim ka nxitur shumë reagime. Tuncay Ozdamar, gazetar gjerman me prejardhje turke, shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë ministri? Kemi nevojë për pak respekt për myslimanët që nuk e hanë mishin e derrit”. Në fillim të kësaj konference, ministri Seehofer tha se e dëshiron një islam gjerman. Sidoqoftë, gazetari Ozdamar tha se një qëndrim i tillë asnjëherë nuk do ta ketë mbështetjen e myslimanëve të Gjermanisë.

Në një deklaratë, ministria ka thënë se ka shërbyer 13 lloje të ushqimit, përfshirë ushqime të lejuara për myslimanët, ushqime vegjetariane dhe mish peshku. Raportohet se edhe në konferencën e parë për islamin në Gjermani, e cila ishte mbajtur në vitin 2006, zyrtarët kishin shpërndarë proshutë derri, shkruan “BBC”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?