Mustafa kritik ndaj Thaçit për largimin e Alma Lamës: Unë nuk sillesha kështu

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, ka reaguar për largimin e Alma Lamës nga pozita e ambasadores në Itali. Ai ka thënë se ky është një shembull i keq dhe i dëmshëm për jetën institucionale të vendit. E ka përmendur praktikën e tij, që s aka qenë kryeministër nuk ka lejuar që njerëzit të ndërroheshin ‘në […]
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, ka reaguar për largimin e Alma Lamës nga pozita e ambasadores në Itali.
Ai ka thënë se ky është një shembull i keq dhe i dëmshëm për jetën institucionale të vendit.
E ka përmendur praktikën e tij, që s aka qenë kryeministër nuk ka lejuar që njerëzit të ndërroheshin ‘në baza klienteliste’.
Postimi i plotë i tij:
Largimi i zonjës Alma Lama nga pozita e ambasadores në Itali, me kërkesë të Presidentit, është një shembull i keq dhe praktikë e dëmshme në jetën institucionale. As Presidenti dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë arsyet për një veprim të tillë dhe nuk dihet se çfarë fshihet pas kësaj. Por do të ishte institucionale dhe njerëzore që mos të luhet me fatin e njerëzve, të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Sa kam qenë unë Kryeministër nuk kam lejuar të ndërrohen njerëzit mbi baza politike e klienteliste ,në mënyrë të tillë, pa marrë parasysh se nga e cila parti kanë qenë. Unë jam i bindur se zonja Lama në Romë ka përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës, e jo partitë politike. Por, po ashtu, se nuk u ka shërbyer individëve.












