Mustafa e quan LDK-në e pakorruptuar, duket se ka harruar skandalet e “rugovianëve” të tij

Mustafa e quan LDK-në e pakorruptuar, duket se ka harruar skandalet e “rugovianëve” të tij

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kremton sot 29 vjetorin e themelimit të saj. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e themelimit të partisë së tij politike. “Në motin e ndryshimeve të mëdha historike që kishin përfshirë mbarë Evropën, më 23 dhjetor 1989, u themelua Lidhja Demokratike e […]

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kremton sot 29 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për përvjetorin e themelimit të partisë së tij politike.

“Në motin e ndryshimeve të mëdha historike që kishin përfshirë mbarë Evropën, më 23 dhjetor 1989, u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me shkrimtarin, intelektualin e urtë, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova”, tha ai.

Mustafa foli edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

“Më vjen keq që sot po ju drejtohem ulur në këtë kremtë të madhe sepse ju e meritoni respektin më të madh. Po mbushet gati një vit që po ballafaqohem me rehabilitim shëndetësor. Gjatë kësaj kohë kam pasur përkrahjen e të gjithë juve, dhe po arrij të rikuperohem ngadalë”, tha ai.

I pari i LDK-së u dekorua edhe për gjendjen politike aktuale në Kosovë.

“Sot pas 29 vjetësh nga themelimi, LDK qëndron e para në Kosovë. Jemi të vendosur të luftojmë kundër të gjithë atyre që e keqpërdorin pasurinë e Kosovës dhe vlerat demokratike të këtij vendi. Kemi dije për të ofruar zhvillim ekonomik që i nevojitet vendit. Kemi guxim për ta luftuar korrupsionin sepse jemi të pa korruptuar dhe për ta shkapur shtetin nga grupet para shtetërore kriminale”, u shpreh ai.

Por duket se Mustafa ka harruar se ka edhe zyrtarë të partisë së tij që janë përfshirë në afera kprruptive dhe enden nëpër banakt e gjykatave, në rastet me të mëdha në vend e të njohura si rsatet e shënjuara të korrupsioinit.

Ndër ta, rasti i skandaleve me vizat, ku është i përfshirë djali i presidentit “historik” të LDK-së, Uka i Ibrahim Rugovës.

Një tjetër zyrtari LDK-së, deputeti Naser Rugova akuzohet nga Prokuroria Specaile e Kosovës për dallavere në Agjencinë e Privatizimit të Kosovës.

Sipas aktakuzës me datë 20.01.2012, në Prishtinë, në cilësinë e personave zyrtar, përkatësisht i pandehuri Naser Osmani në cilësinë e nënkryetarit të Bordit të Drejtorëve (BD) të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), ndërsa i pandehuri B.SH në cilësinë e drejtorit të BD të AKP-së, në bashkëkryerje dhe bashkëpunim me personat tjerë zyrtar në cilësinë e anëtarëve ndërkombëtar të BD të AKP-së, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete apo personin tjetër, përkatësisht blerësin e Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”, sh.p.k, në vlerë rreth 5,400,000.00 € dhe shkeljes serioze të të drejtave të personit tjetër, përkatësisht punëtorëve të Ndërmarrjes së Re “FAN “, me çka njëkohësisht i kanë shkaktuar dëm Ndërmarrjes Shoqërore “FAN”, e përfaqësuar nga AKP-ja dhe buxhetit të shtetit, kështu duke vepruar në kundërshtim me konstatimet e auditorëve të jashtëm, Marrëveshjen e Zotimit të dt. 23.03.2006, Strategjinë e Ndërmarrjeve Shoqërore të privatizuar me Spin Off Special të muajit Maj 2009 dhe rregullat ligjore të AKP-së, me datë 20.01.2012, në mbledhjen e 42-të të BD të AKP-së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre si anëtar të BD të AKP-së kanë vendosur duke votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime dhe kanë liruar Ndërmarrjen e Re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

I akuzuar është edhe zëvendësi i Mustafës e kushëriri i Rugovës

Haki Rugova- aktualisht mbanë postin e nënkryetarit të LDK-së dhe atë të kryetarit të Istogut

Rugova akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjakovës se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut, e ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit, duke i dhënë tender vëllait të tij, Gani Rugovës, në vlerë rreth 300 mijë euro.

Në aktakuzën thuhet se Haki Rugova, duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014, ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.

Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289.119.85 euro.

Organi i akuzës pretendon se me anë të këtyre veprimeve, i akuzuari Rugova, i ka mundësuar vëllait të tij, Gani Rugovës, interes financiar, andaj e akuzon se ka kryer veprën penale të konfliktit të interesit.

Sipas kualifikimit juridik që i ka bërë prokuroria veprimeve të kryetarit Rugova, i njëjti nëse gjendet fajtor, mund të dënohet prej një deri në pesë vjet burgim./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?