Mushkolaj: Keni marrë vota me ‘Jo negociata, Vetëvendosje’, tash keni ndërru qëndrim. Konjufca: Kadal o burrë

Mushkolaj: Keni marrë vota me ‘Jo negociata, Vetëvendosje’, tash keni ndërru qëndrim. Konjufca: Kadal o burrë

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar rëndë shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, të cilit i tha se partia e tij ka ndryshuar qëndrimin sa i përket dialogut me Serbinë – raporton Periskopi. Në Debat Plus, Mushkolaj i ka thënë Konjufcës se dikur në fuqi ka qenë “Jo negociata, Vetëvendosje”, gjë që nuk vlen […]

Në Debat Plus, Mushkolaj i ka thënë Konjufcës se dikur në fuqi ka qenë “Jo negociata, Vetëvendosje”, gjë që nuk vlen sot sipas tij.

“Kjo ka qenë gjithmonë. Jo negociata, vetëvendosje për komunat, jo negociata, po vetëvendosje për pavarësinë. Jo negociata që problematizojnë çështjet e brendshme të Kosovës”, tha Konjufca.

“Ju keni thënë jo negociata me Serbinë, po Vetëvendosje. S’mundesh me thanë që jemi jo negociata, Vetëvendosje edhe me thanë që jemi për negociata, por me qenë të kushtëzume. Ose je për negociata, ose s’je për negociata”, iu përgjigj atij Mushkolaj.

E menjëherë i reagoi Konjufca.

“Gabim e ke në koncept. Për çka janë negociatat o Imer. VV është pro një dialogu të riformatuar”, shtoi ai.

“Ju keni thënë jo negociata me Serbinë, edhe keni marrë vota për këtë”, iu përgjigj sërish Ymeri.

“O burrë kadal. Duhet me u taku me Serbinë për me zgjidh një problem. Mua nuk po më duket ndërrim qëndrimesh. Vetëvendosje refuzon ftesa ku diskutohet për pavarësi e për komuna të Kosovës. Çështjet e brendshme të Kosovës s’bën të diskutohen. Kur është sikur me thanë që VV është kundër privatizimit, veç pse ka kundërshtuar privatizimet që janë ba me korrupsion. Jemi kundër negociatave me Serbinë veç nëse ato problematizojnë ndonjë çështje të brendshme të Kosovës”, shtoi Konjufca./PERISKOPI  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?