MPJ zyrtarisht mohon te ketë pranuar tërheqjen e njohjes nga Ishujt Solomon

Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë raportimet nëpër media ku thuhet se ka pranuar dokumente zyrtare nga Ishujt Solomon për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo ministri ka rikonfirmuar se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë nga shteti në fjalë, njofton Klan Kosova. Në komunikatën e lëshuar për media, MPJ-ja thotë […]

Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë raportimet nëpër media ku thuhet se ka pranuar dokumente zyrtare nga Ishujt Solomon për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kjo ministri ka rikonfirmuar se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë nga shteti në fjalë, njofton Klan Kosova.

Në komunikatën e lëshuar për media, MPJ-ja thotë se nuk komenton dokumente të paverifikuara që mund të qarkullojnë për qëllime propaganduese apo agjenda të dyshimta që synojnë krijimin e lajmeve të rreme.

“Ministria e Punëve të Jashtme ri-kujton se Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike, nivel ky më i lartë i marrëdhënieve në mes dy shteteve”.

“Ministria e Punëve të Jashtme thekson se përfaqësuesit e Kosovës në vazhdimësi kanë mbajtur kontakte dhe kanë zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë me përfaqësuesit këtij shteti, ku janë shprehur zotime të dyanshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve në mes dy popujve dhe dy vendeve”.

Për t’u informuar më shumë rreth raportimeve për tërheqje të njohjes nga Ishujt Solomon, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?