Mos tolero asnjë person, nëse të trajton keq. Duaje veten mjaftueshëm dhe largohu prej tyre

Mos tolero asnjë person, nëse të trajton keq. Duaje veten mjaftueshëm dhe largohu prej tyre

Nuk ke pse i toleron njerëzit që të trajtojnë keq. Nuk ka rëndësi nëse ata janë miqtë e tu, familjarët e tu, apo partneri/ja jote. Nuk ka rëndësi se sa kohë ke që i njeh, apo se sa të mirë janë treguar me ty në të shkuarën. Nuk ka rëndësi se sa i do. Bëhet […]

Nuk ke pse i toleron njerëzit që të trajtojnë keq. Nuk ka rëndësi nëse ata janë miqtë e tu, familjarët e tu, apo partneri/ja jote. Nuk ka rëndësi se sa kohë ke që i njeh, apo se sa të mirë janë treguar me ty në të shkuarën. Nuk ka rëndësi se sa i do. Bëhet fjalë për dinjitetin tënd dhe duhet të kuptosh se, nëse dikush të ofendon një herë, mundësitë që ta bëjë sërish, janë të shumta.

Bën duhet ta shprehësh hapur se si ndihesh në momentin që dikush sapo të ka ofenduar. Bën mirë t’i ndash ndjesitë e tua me të tjerët dhe nëse është e nevojshme, edhe të distancohesh prej atyre që të bëjnë të ndihesh keq. Ti ke të drejtë të çohesh dhe atij personi t’i thuash: “Të dua dhe dua që të jesh pjesë e jetës sime, por nuk mund ta lejoj të më trajtosh në këtë mënyrë. Nëse gjërat nuk ndryshojnë nga ana jote, do të më duhet të largohem prej teje. Jo sepse nuk më intereson apo nuk të respektoj, por sepse më intereson më shumë vetja ime dhe dua më shumë veten time”.

Mos u frikëso aspak nga fakti se nuk ia del dot pa praninë e tyre në jetë. Sado t’i duash, do t’ia dalësh. Ka pasur plot raste të njerëzve që ia kanë dalë mbanë, edhe përballë humbjeve të mëdha. Ka pasur plot raste që ia kanë dalë edhe përballë dështimeve të mëdha. Ti nuk bën përjashtim. Mos e bind veten për të kundërtën. Ti mund t’ia dalësh mbanë, sidomos kur pranë nuk ke njerëz që të ulin besimin në vete.

Çfarë mund të përfitosh nga një person që të bën të ndihesh keq, përveçse të humbasësh besimin që ke tek vetja jote? Gjithë ditët do t’i kalosh duke e bindur veten se je vërtet, ashtu siç mendonte ai person për ty. Do ndalosh së ecuri përpara, thjesht se dikush mendonte se ti nuk do t’ia dilje dot mbanë. Do e bindësh veten se vlen aq pak në jetë dhe nuk do kesh më dëshirë për të vazhduar të jetosh. Nëse ti e pëlqen këtë gjë për veten tënde, je e lirë të marrësh parasysh opinionet e të tjerëve për ty. Por nëse ti nuk do të përfundosh kështu, duhet të kuptosh se ti je produkt i mësimeve që ke nxjerrë vetë në jetë. Ti nuk je opinioni negativ i dikujt për ty dhe nuk meriton të rrethohesh nga njerëz që kanë zili të të shohin të ecësh përpara në jetë. Ti ke nevojë të rrethohesh nga ata që të nxisin të avancosh drejt synimeve tuaja. Ti ke nevojë të qëndrosh larg njerëzve që të përcjellin energji negative.

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar