Momenti dramatik kur cunami përfshiu lokalin ku po mbahej një koncert roku në Indonezi (Foto/ Video)

Pamjet dramatike nga bregdeti i Ngushticës së Sundas të Indonezisë tregon se si valët e mëdha të cunamit kanë përfshirë ambientin e një lokali ku një grup muzikor i rokut po performonte të shtunën mbrëma. Fatkeqësisht jetën ka humbur një muzikant. Rreth 250 punonjës të kompanisë shtetërore të shërbimeve PLN morën pjesë në koncertin e […]
Rreth 250 punonjës të kompanisë shtetërore të shërbimeve PLN morën pjesë në koncertin e grupit indonezian 17 në Tanjung Lesung për një ngjarje të fundvitit, tha zëdhënësi i kompanisë Made Suprateka për Reuters, transmeton Periskopi.
Të paktën shtatë vetë u vranë dhe rreth 89 prej tyre u zhdukën pas fatkeqësisë në skenën që ndodhej shumë afër detit.
“Uji u ngrit dhe tërhiqte të gjithë në lokacion. Ne kemi humbur të dashurit, përfshirë basistin dhe menaxherin tonë , edhe të tjerët mungojnë”., tha ai.
Të paktën 168 persona u vranë dhe më shumë se 700 u plagosën, dhe qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan nga cunami.
Autoritetet paralajmëruan banorët dhe turistët në zonat bregdetare rreth ngushticës Sunda për t’u qëndruar larg plazheve.
Pamjet televizive treguan rrugët e bllokuara nga mbeturinat nga shtëpitë e dëmtuara, makinat e përmbysura dhe pemët e rëna./Periskopi/















