Molliqaj: Nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë- Do ta largojmë PDK’në nga pushteti

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka mohuar zërat se partia e tij shpejt do t’i bashkohet koalicionit qeverisës, ku është edhe PDK’ja. Molliqaj ka theksuar se janë të palëkunduar për ta rrëzuar PDK’në nga pushteti, dhe posa të arrihet diçka e tillë, ata do të përgjigjen para drejtësisë, raporton Periskopi. Këto shpifje erdhën pas përfshirjes […]
Molliqaj ka theksuar se janë të palëkunduar për ta rrëzuar PDK’në nga pushteti, dhe posa të arrihet diçka e tillë, ata do të përgjigjen para drejtësisë, raporton Periskopi.
Këto shpifje erdhën pas përfshirjes së PSD’së ne delegacionin shtetëror për dialog me Serbinë.
Ja reagimi i plotë i Molliqajt:
Jemi të palëkundur në qëndrimin tonë për ta larguar PDK-në nga pushteti.
Posa kjo të arrihet, ata do të hetohen e përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet e aferat korruptive që i kanë kryer në vendin tonë.
Lajmet e sponsorizuara që kinse ne do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie janë shpifjet e radhës nga ata që e ëndërrojnë ardhjen në pushtet pikërisht duke bashkëpunuar me PDK-në.
Ata që me gjithë pushtetin dhe mundësitë që kanë për të parandaluar dëme që i ndodhin Kosovës vendosin të jenë spektatorë për arsye elektorale, e në të njëjtën kohë po mundohen që pjesëmarrjen tonë në dialog ta paraqesin si hyrje në qeveri, janë po të njëjtit që hapur shprehën gatishmëri për të ardhur në pushtet përmes koalicionit me PDK-në qysh në vitin 2016.
Ne do të vazhdojmë me qasjen tonë konstruktive. E propagandat populiste ua lëmë atyre. Por, të mos harrojnë që hudhja hi syve të qytetarëve ka përfunduar. Prandaj kot lodhen./Periskopi/












