Molliqaj: LDK e VV po sillen si PDK’ja kur po kundërshtojnë rezolutën tonë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se ndikimi i presidentit Hashim Thaçi mbi PDK’në është i jashtëzakonshëm, andaj kjo parti po kundërshton Rezolutën dhe Ligjin për Ekipin Negociator në bisedimet me Serbinë, raporton Periskopi. “Një nga përfaqësuesit e PDK’së tha se Ligji po ia merr dikujt përgjegjësitë. Ndikimi i Thaçit në PDK është […]
“Një nga përfaqësuesit e PDK’së tha se Ligji po ia merr dikujt përgjegjësitë. Ndikimi i Thaçit në PDK është i jashtëzakonshëm”, tha Molliqaj në T7.
Ai tha se PDK ka qëndrim të njëjtë me LDK’në dhe VV’në aktualisht, andaj akuzat se PSD po ia bën ‘argatin’ PDK’së sipas tij nuk qëndrojnë.
“LDK, VV dhe PDK nuk po e votojnë rezolutën. I kanë thënë jo. Deri sot na thanë që na po I bëjmë favor PDK’së, e qysh ndodh tash që ata po kanë qëndrim të njëjtë me atë parti. Neve na thanë që po i shërbejmë PDK’së, po doli që s’është ashtu. Kjo qasje është joserioze dhe e pakuptimtë. Këndi i fortë i opozitës aktualisht është zero. Në politikë është lehtë me ndejt, e me thanë kjo s’është mirë, kjo s’është mirë. VV e LDK kanë rezoluta me nga një fjali. Ata që mendojnë që dinë vetë, le ta provojnë, por s’kanë me pas sukses”, tha Molliqaj, i cili shtoi se Rezoluta e tyre për bisedimet me Serbinë është më e mira aktualisht.
Ekipit Negociator në bisedimet me Serbinë do t’i prijnë Fatmir Limaj nga Nisma dhe Shpend Ahmeti nga PSD./PERISKOPI












