Molliqaj flet rreth sms-ve: Kërkesat tona për buxhetin ishin publike, nuk kërkuam asnjë favor nga Qeveria

Molliqaj flet rreth sms-ve: Kërkesat tona për buxhetin ishin publike, nuk kërkuam asnjë favor nga Qeveria

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është e pamundur të fshehin diçka nga ajo që është publikuar në media sa i përket shkëmbimit të disa mesazheve në telefon mes tij dhe deputetëve dhe zyrtarëve të koalicionit qeverisës. Molliqaj ka thënë se ai vet ka pasur pesë […]

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se është e pamundur të fshehin diçka nga ajo që është publikuar në media sa i përket shkëmbimit të disa mesazheve në telefon mes tij dhe deputetëve dhe zyrtarëve të koalicionit qeverisës.

Molliqaj ka thënë se ai vet ka pasur pesë ditë negociata me Qeverinë për të mbështetur buxhetin.

“Për pesë ditë që kemi negociuar kanë dalë pesë kërkesat e PSD-së sa i përket buxhetit. Janë kërkesat tona, të cilat kanë qenë publike dhe nuk ka asgjë të fshehtë. Çfarëdo tendence të paraqitet se ka ndodh diçka tjetër nuk ekziston. Krejt çfarë është parë është në ato tekste që kanë dalë në publik”, ka deklaruar Molliqaj në RTV Dukagjini.

Deputeti i PSD-së ka thënë se Pal Lekaj nuk ishte i informuar me situatën që po ndodhte pasi në momentin kur ky i fundit kishte dërguar mesazhe në drejtim të parit, Molliqaj ishte në takim me Ramush Haradinajn.

“Gjatë kohës sa unë isha në takim me Haradinajn ishte shpërndarë lajmi se PSD nuk do ta votonte buxhetin. Lekaj nuk ishte i informuar se ne po mbanim takim me ministrat dhe zëvendësministrat. Ai e ka shkruar mesazhin se duhej mbajtur fjalën që ne e kishim dhënë”.

Molliqaj thotë se kërkesat janë publike dhe nuk ka ndonjë kërkesë nga Qeveria për ndonjë favor.

“Kërkesat janë politike dhe publike. Asnjë kërkesë nuk është bërë për ndonjë cop rrugë. Ne nuk kemi kërkuar asnjë punësim apo ndonjë bord”, tha Molliqaj.

Deputeti opozitar ka treguar edhe pjesë nga bisedat që janë zhvilluar mes Kadri Veselit dhe Shpend Ahmetit. Ai ka thënë se Veseli ka komplimentuar z.Ahmeti për defaktorizimin e Listër Serbe.

“Veseli i është drejtuar Shpendit si bashkë drejtues i ekipit negociatorë, që ju keni bërë një veprim racional që mund të jetë në dëmin tuaj por keni përjashtuar nga vendimmarrje Listën Serbe. Takimi ishte publik dhe kjo është e vërteta dhe nuk ka ndonjë marrëveshje tjetër pos atyre që janë thënë publikisht”, tha Molliqaj./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?