Mjekët në QKUK vihen në lëvizje pas raportimit në media, mbyllin barkun e pacientes pa pasur nevojë për rrjetë

Mjekët në QKUK vihen në lëvizje pas raportimit në media, mbyllin barkun e pacientes pa pasur nevojë për rrjetë

Pa kaluar as 24 orë nga raportimi i portalit Koha.net për gjendjen në të cilën ndodhej pacientja B. H., që po mjekohet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, mjekët janë vënë në lëvizje. Ai kanë mbyllur plagën pa përdorur rrjetën, për të cilën pacientja pretendon se i kishin thënë që ta sigurojë, çmimi i secilës sillej […]

Pa kaluar as 24 orë nga raportimi i portalit Koha.net për gjendjen në të cilën ndodhej pacientja B. H., që po mjekohet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, mjekët janë vënë në lëvizje.

Ai kanë mbyllur plagën pa përdorur rrjetën, për të cilën pacientja pretendon se i kishin thënë që ta sigurojë, çmimi i secilës sillej në rreth 1200 euro.

Mbrëmë, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, pranoi se nuk kishin rrjetë, megjithatë pas konsultimeve me mjekët përkatës tha se plaga nuk është mbyllur për shkak të infeksionit që kishte. Por sot, është thënë se plaga është mbyllur me një metodë tjetër, meqë nuk kishte nevojë për një material të tillë.

“Në lidhje me videon e postuar në media, ku shfaqet plaga e pacientes B. H. dhe konstatohet se kjo ka ardhur në mungesë të rrjetës kirurgjike, konsiliumi profesional i formuar nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe anesteziologve, ka bërë raportin profesional, ku konstaton se gjendja, në të cilën është pacientja momentalisht në ambient me përmbajtje të madhe qelbi, nuk lejon vendosjen e rrjetës dyfaqësore dhe plaga nuk ka ndodhur në mungesë të rrjetës”, thuhet në sqarimin e sotëm për media.

“Ndërkohë, ekipet kujdestare në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe kirurgëve plastikë kanë mbyllur plagën përmes metodës kirurgjike me vakum, e njohur si Metoda e Vakut, që nënkupton thithjen e përmbajtjeve të dëmshme. Ekipet mjekësore në vazhdimësi po monitorojnë gjendjen e pacientes”, thuhet më tej në njoftim.

Koha.net raportoi mbrëmë për pretendimin e pacientes se për një rrjetë, çmimi i së cilës sillet vetëm rreth 1 mijë e 200 euro, organet e brendshme i kanë mbetur jashtë.

Pamjet që janë shfaqur në një grup të mbyllur të rrjetit social Facebook për të bërë thirrje për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për këtë material, të cilin ajo thotë se mjekët i kishin thënë se duhet ta sigurojë./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?