Ministria e Arsimit merr vendim në nderim të Bush: orët e para mësimore i kushtohen marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që, në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe vlerësimi për veprimtarinë politikë të ish-presidentit amerikan, George H.Ë Bush, i cili ndërroi jetë së fundmi, orët e para mësimore të së mërkurës t’ia kushtojë raporteve Kosovë-SHBA. Njoftimin për këtë vendim të Ministrisë, e ka dhënë në facebook ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, […]
Njoftimin për këtë vendim të Ministrisë, e ka dhënë në facebook ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, shkruan Periskopi.
Njoftimit i plotë:
Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës,
Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.Ë Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit













