Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri Shala fton bizneset e vogla dhe të mesme të aplikojnë në programin COSME

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka hapur konferencën “BE-ja promovon ndërmarrësinë dhe NVM-të: Programi COSME”, që ka për qëllimin përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Kosovë. Ministri Shala ka theksuar se Komisionin Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, institucional dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të […]

Ministri Shala ka theksuar se Komisionin Evropian ofron në vazhdimësi ndihmë në aspektin e zhvillimit ekonomik, institucional dhe ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme.

“Një falënderim i veçantë për Komisionin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që ofron për institucionet e Qeverisë së Kosovës si në aspektin e formimit institucional, zhvillimit të kornizës ligjore, reformave të ndryshme rregullative, ashtu edhe në aspektin e përkrahjes që ofrojnë për të stimuluar zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, në veçanti për zhvillimin e ndërmarrësisë përmes projekteve të ndryshme. Shembull konkret për këtë kemi programin e COSME-s që ka për synim zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka thënë ministri Shala.

Ministri ka bërë të ditur se programi në fjalë është një mundësi e mire për të promovuar ndërmarrësin dhe për te përmirësuar ambientin afarist për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

“Në cilësinë e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ju siguroj që prioritet kemi zhvillimin e kapaciteteve ekonomike në Kosovë dhe keni përkrahjen e plotë nga ana jonë në mënyrë që të arrijmë t’ju mundësojmë bizneseve të realizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda ekonomisë vendore po ashtu edhe në ekonominë ndërkombëtare. KIESA si Agjenci për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosova, në kuadër të aktiviteteve të saja ka edhe programin COSME, për të cilin program paguan obligimet financiare vjetore në nivel ndërkombëtar dhe njofton komunitetin e biznesit për mundësitë e përfitimit nga programi COSME”, ka shtuar ai.

Shala ka thënë se MTI-ja, në mënyrë të vazhdueshme po punon që Kosova të bëhet vend ideal për të bërë biznes.

“Ne në MTI, në mënyrë të vazhdueshme jemi duke punuar që Kosovën ta bëjmë vend ideal për të bërë biznes. Njëkohësisht, zhvillimi i potencialit të prodhimtarisë vendore mbetet fokusi jonë, gjithmonë duke u siguruar që kemi konkurrence të drejtë dhe të barabartë në treg. Në kuadër të mandatit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosove ofrojmë programe mbështetëse për ndërmarrësit në Kosove duke filluar nga subvencionimi makinerive prodhuese, skemat për certifikim të produkteve, skemat për këshillim, bashkëpunimi me bizneset dhe gjetja e tregjeve të huaja etj. Njëkohësisht, ja vlen të ceket roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore i cili ka garantuar mbi një mijë kredi në vlerë prej afër 52 milion euro, në gjysmën e pare të këtij viti, për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Këto kredi nuk do të lëshoheshin pa garancinë e Fondit Kosovarë.

Sipas tij, Programi i COSME-s është edhe një mundësi më e madhe për t’ju mundësuar ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve të rijnë për t’u zhvilluar edhe më tutje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?