Ministri i Mjedisit dhe Ambasada Gjermane pajtohen të bashkëpunojnë për ujërat e zeza

Ministri i Mjedisit dhe Ambasada Gjermane pajtohen të bashkëpunojnë për ujërat e zeza

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku, dhe këshilltarët politik, sot është takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky, përfaqësuesin e Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë dhe Maqedoni (KfW), Rene Eschemann dhe koordinatorin e sektorit të infrastrukturës komunale (KfW), Premtim Islami. Gjatë […]

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku, dhe këshilltarët politik, sot është takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky, përfaqësuesin e Bankës Gjermane për Zhvillim për Kosovë dhe Maqedoni (KfW), Rene Eschemann dhe koordinatorin e sektorit të infrastrukturës komunale (KfW), Premtim Islami.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për projektin për ndërtimin e kolektorit në Prishtinë dhe projektet për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Me këtë rast ministri Matoshi shprehu gatishmërinë e MMPH-së për këto projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza.

“Ka ardhur një moment që tashmë duhet të merremi me ambientin dhe është e papërshkrueshme se çfarë ndikimi pozitiv ka përfundimi i projekteve të impianteve të ujërave të zeza në tri qytete të mëdha të Kosovës si në Prizren, Pejë dhe Gjakovë, sepse aktualisht trajtohen vetëm 5 për qind e ujërave të zeza në Kosovë”, deklaroi Matoshi.

I pari i MMPH-së, Matoshi kërkoi ndërtimin sa më të shpejtë edhe të kolektorit për grumbullimin e ujërave të zeza në Prishtinë.

“Kur e kam marrë pozitën e ministrin, ka ekzistuar një marrëveshje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Francës për ndërtimin e një impianti në Prishtinë. Po ashtu edhe në Kuvend ekziston një marrëveshje e tillë, andaj ky impiant nuk ka vlerë nëse nuk arrijmë të bëjmë edhe kolektorët për grumbullimin e ujërave të zeza. Nuk duhet ta shtyjmë këtë projekt vit pas viti, por duhet të bëjmë punë konkrete”, deklaroi ministri Matoshi.

Ministri Matoshi tha se duhet të angazhohemi edhe për ndërtimin e impianteve tjera në qytetet e Kosovës që e kanë të pazgjidhur problemin me ujëra të zeza.

Matoshi falënderoi shteti gjerman për mbështetje në projektet që kanë të bëjnë me fushën e mjedisit.

Ndërsa sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky dhe përfaqësuesit e tjerë të KfË-së, gjatë këtij takimi ofruan mbështetje për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë më trajtimin e ujërave të zeza.

Po ashtu gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË), ranë dakord të kenë takime në baza mujore për projektet që kanë të bëjnë me mjedisin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?