Ministri i Drejtësisë thotë se Kosova nuk ka nevojë për vetting

Ministri i Drejtësisë thotë se Kosova nuk ka nevojë për vetting

Në Kosovë autoritetet thonë se kanë krijuar një kuadër të fuqishëm ligjor për forcimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por kritikët flasin për mangësitë në luftën kundër këtyre dukurive e posaçërisht në rastet e nivelit të lartë që sipas tyre është rrjedhojë e ndikimeve politike. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se viti 2018 […]

Në Kosovë autoritetet thonë se kanë krijuar një kuadër të fuqishëm ligjor për forcimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por kritikët flasin për mangësitë në luftën kundër këtyre dukurive e posaçërisht në rastet e nivelit të lartë që sipas tyre është rrjedhojë e ndikimeve politike.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se viti 2018 ishte shumë i rëndësishëm për fushën e sundimit të ligjit sepse përgjatë tij janë dërguar për miratim në Kuvend rreth 23 projektligje që ndërlidhen me fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ajo çka ndodhë është bërë një reformë e thellë në Kodin Penal. Janë rritur dënimet për korrupsion, është zgjatur parashkrimi i veprave-afatit para veprave penale. Ndërsa në anën tjetër po ashtu e kemi miratuar edhe një ligj të ri në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, po ashtu e kemi miratuar ligjin për parandalimin e konfliktit të interesi e që do t’i kursejë buxhetit të Kosovës dhjetëra miliona euro”, është shprehur Tahiri për VOA.

Ministri Tahiri thotë se viti 2019 duhet të jetë periudhë e goditjes së fuqishme e grupeve kriminale, aferave korruptive dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në keqpërdorimin e parasë publike.

Një studim i Institutit të Kosovës për Drejtësi nxjerr në pah se gjatë tre viteve të fundit nuk është dënuar asnjë zyrtar i lartë me aktgjykim përfundimtar për veprat penale të korrupsionit.

Ndryshe organizatat e shoqërisë civile po bëjnë thirrje për një proces të verifikimit të sistemit të drejtësisë, të ngjashëm me atë që është zbatuar në Shqipëri, për të pastruar këtë sistem nga siç thonë ndikimi politik dhe grupet e ndryshme të interesit.

Zyrtarët e institucioneve thonë se verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të ndodhë çdo ditë përmes mekanizmave të brendshëm dhe kësisoj do të përmirësohej sistemi i drejtësisë vazhdimisht.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se, Kosova ka nevojë që të rris llogaridhënien dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo të verifikimit të tyre në periudha të gjata.
“Një proces i vettingut te ne ka kaluar në kohën 2009-2010 në kohën e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga UNMIK-u tek institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës. Pra në atë periudhë e kemi pasur një riemërim të gjyqtarëve dhe ka ndodhur pikërisht pra vettingu dhe ajo ka qenë rreth 35 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë mbetur jashtë sistemit. Ne na duhen mekanizma të cilët deri më tash nuk i kemi pasur brenda sistemit që e adresojnë këtë çështje dhe që e rrisin efikasitetin e gjyqësorit dhe jo të ndodhin një herë në 10 apo 15 vite procese të tilla”, u shpreh tutje Tahiri.

Ndryshe gjatë verifikimit në vitin 2009 rreth 45 gjyqtarë dhe prokuror janë larguar nga sistemi i drejtësisë pasi që nuk kanë arritur që të përmbushin kriteret e caktuara.

https://www.zeriamerikes.com/a/kosove-vetting-drejtesia/4712985.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=VOA-player4712985&utm_source=gazetametro.net%2Ftahiri-kosova-nuk-ka-nevoje-per-vetting-kemi-bere-reforma-te-thella-ne-kodin-penal%2F&utm_content=player

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?