Ministri i Drejtësisë njofton për ashpërsim të dënimeve për shkeljet në komunikacion

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka porositur vozitësit që të tregohen më të vëmendshëm në komunikacion, pasi që me Kodin e ri penal janë ashpërsuar masat sidomos ndaj atyre që vozisin nën ndikimin e alkoolit. Ai në një postim në Facebook shkruan se çdo tejkalim i normave të parapara dhe vozitjes në gjendje të dehur […]
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka porositur vozitësit që të tregohen më të vëmendshëm në komunikacion, pasi që me Kodin e ri penal janë ashpërsuar masat sidomos ndaj atyre që vozisin nën ndikimin e alkoolit.
Ai në një postim në Facebook shkruan se çdo tejkalim i normave të parapara dhe vozitjes në gjendje të dehur do t’i dërgojë ata në burg.
Postimi i plotë i tij:
“Viti që po lëmë pas, ishte vit i shumë humbjeve të jetës në komunikacion dhe kjo kërkon angazhimin tonë për të edukuar, parandaluar dhe sanksionuar rrethanat që mund të nxisin fatkeqësi komunikacioni”, ka shkruar ai.












