Ministri Endrit Shala vizitoi kompaninë “M-Technologie”

Ministri Endrit Shala vizitoi kompaninë “M-Technologie”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar kompaninë M-Technologie, që është njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të Kosovës. Ministri Shala po ashtu ka ndarë mirënjohje për këtë kompani për shkak të ndikimit në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. “Sot me kënaqësinë më të madhe kam vizituar një prodhues të […]

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vizituar kompaninë M-Technologie, që është njëri nga eksportuesit më të mëdhenj të Kosovës.

Ministri Shala po ashtu ka ndarë mirënjohje për këtë kompani për shkak të ndikimit në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sot me kënaqësinë më të madhe kam vizituar një prodhues të vendit tonë, një kompani e cila punon me standarde evropiane, një kompani e mirënjohur, një prodhues i vendit tonë i cili përmbi 75% të produkteve të cilat i prodhon i ka për eksport. Unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kompanisë në fjalë, – pronarit, në emër të ministrisë i ndava mirënjohje për kontributin që kompania në fjalë është duke bërë për zhvillimin e vendit tonë, për rritjen e punësimit, e njëkohësisht edhe rritjen e eksportit”, theksoi ministri Shala.

Ministri bëri të ditur se siguron qytetarët e Kosovës dhe drejtuesit e kësaj kompanie që Qeveria e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë e përkushtuar në rritje të prodhimit vendor.

“Ju siguroj që MTI do të jetë avokati i bizneseve të Kosovës, e me këtë rast avokati kryesor edhe i prodhimit të vendit tonë, me qëllim që ta ndihmojë prodhuesin ta rritë prodhimin e vetë dhe që këto prodhime ta kenë cilësinë dhe kualitetin e lartë sikur të kompanisë në fjalë”, ka thënë ministri Shala.

Ndërsa drejtori i kompanisë M-Technologie, Rrustem Pacolli ka falënderuar ministrinë për vizitën dhe përkrahjen, duke besuar në mbështetjen e MTI-së në kërkesat e tyre që i kanë.

“Falënderoj ministrin Shala për vizitën dhe për përkrahjen që na ka bërë dhe besoj që kërkesat tona me mbështetjen e tyre do të lehtësojnë sadopak prodhimin në vend, që të jemi konkurrent edhe në regjion me çmime. Besoj që do të gjejmë gjuhë të përbashkët edhe në atë pjesë”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?