Mërgimtari blen mish të mykur të Viva Fresh Store (Foto)

Një mërgimtar i cili ka ardhur që t’i kalojë festat e fundvitit në Kosovë, është ballafaquar me një përvojë aspak të këndshme në rrjetin e marketeve të Viva Fresh Store – raporton Periskopi. Besnik Ajeti në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi dhe një video disa sekondëshe të një pakoje të petave […]
Besnik Ajeti në profilin e tij në Facebook ka publikuar një fotografi dhe një video disa sekondëshe të një pakoje të petave të mishit të mykur, të blerë në Viva Fresh Store.
Pas kësaj, ai ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm dhe t’i bojktojnë produktet në markete të tilla.
Madje, Besniku i cili jeton në Gjenevë ka kërkuar nga miqtë e tij që ta shpërndajnë këtë njoftim për hir të sigurisë së konsumatorëve, sidomos fëmijëve.
Kjo nuk është hera e parë që në rrjetin e marketeve të Viva Fresh Store është raportuar për produkte pa afat.
Madje, kohëve të fundit Periskopi ka raportuar në dhjetëra artikuj edhe shkeljet masive të të drejtave të punëtorëve që po bëhen nga menaxherët e këtyre marketeve në prag të festave të fundvitit.













