Mediat serbe: Ky ishte ultimatumi që Vuçiq ia refuzoi komisionerit Hahn

Mediat serbe: Ky ishte ultimatumi që Vuçiq ia refuzoi komisionerit Hahn

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionerin Johannes Hahn që e pati të hënën në Beograd refuzoi ultimatumin për palën serbe se duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kështu shkruan gazeta beogradase Blic në numrin e sotëm. “Vuçiq në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk ka […]

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionerin Johannes Hahn që e pati të hënën në Beograd refuzoi ultimatumin për palën serbe se duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet në tryezën e bisedimeve.

Kështu shkruan gazeta beogradase Blic në numrin e sotëm.

“Vuçiq në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk ka kthim në bisedime deri në vendimin për taksat për mallrat nga Serbia të tërhiqet. Ai tha: “Vetëm atëherë ne mund të flasim”, raporton gazeta.

Poashtu thuhet se në takim kreu i shtetit serb ia ka treguar marrëveshjen e Brukselit Hahnit dhe e ka pyetur atë se çfarë saktësisht Serbia në këtë dokument nuk ka përmbushur kur bëhet fjalë për energjinë dhe kur është fjala për të gjitha fushat e tjera, i ka thënë Blicit një burim që kishte detaje të takimit.

Në shkrim theksohet se Hahn në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat janë të papranueshme dhe se “Prishtina do të vuajë pasoja të rënda për shkak të tyre”, transmeton klankosova.

Komisioneri tha se ishte shumë i zemëruar që autoritetet kosovare që nuk e respektojnë marrëveshjen dhe se që po bëjnëgjithçka krye në vete.

Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, ka konfirmuar gjithashtu në Prishtinë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të ndodhë këtë vit por ka përmendur vitin 2020 si datë potenciale të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?