Më në fund reagon kryetari i Istogut për vrasjen që tronditi vendin dje

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për vrasjen e policit Izet Demaj në qendër të qytetit, pas gjuajtjeve me armë me plaçkitësin e bankës, Kamer Metajn – raporton Periskopi. Ky reagim i Rugovës erdhi tek një ditë pas vrasjes së Demajt. Lexoni të plotë reagimin […]
Ky reagim i Rugovës erdhi tek një ditë pas vrasjes së Demajt.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Izet, lajmi për vrasjen tënde në krye të detyrës më tronditi dhe mërziti shume. Me vdekjen tënde humbëm një mik të mirë, një luftëtarë dhe një polic të guximshëm.
Ke qenë dhe do mbetesh shembull si mbrohet jeta e qytetarëve dhe vendit tënd. Çdo herë ishe aty kur vendi kishte nevoj për ty. Ishe hero i luftës në Koshare, sot u bëre hero i paqes.
Izet miku im do të më mungosh shumë mua dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Demaj, për Policinë e Kosovës, për miqët dhe të gjithë qytetarët e Istogut.
Kujtimi për ty do jetë i përjetshëm.












