Me homazhe shënohet 27-vjetori i sulmit të parë kundër Jasharajve

Me homazhe shënohet 27-vjetori i sulmit të parë kundër Jasharajve

Me rastin e 27 vjetorit të sulmit të parë ndaj familjes Jashari nga forcat serbe përfaqësues të institucioneve të Kosovës, kryetar të komunave dhe qytetarë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari në Prekaz. Në vendin tonë sot po shënohet me disa aktivitete edhe Dita e Veteranëve. Me këtë rast këshilltari i kryeministrit, Jahja […]

Në vendin tonë sot po shënohet me disa aktivitete edhe Dita e Veteranëve.

Me këtë rast këshilltari i kryeministrit, Jahja Lluka ka shprehur admirim ndaj sakrificës së familjes Jashari me porosinë se i gjithë populli i Kosovës është pas tyre.

Për të bërë homazhe në Prekaz kishte ardhur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Gashi i cili tha se në të ardhmen veteranët do kenë më shumë përkrahje nga institucionet e vendit.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se 27 vite më parë u ndezën shkëndijat e para për lirinë që e gëzojmë sot.

Ai e ka demantuar lajmin se nuk do ketë aktivitete për të shënuar Ditën e Veteranëve.

Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” kanë bërë homazhe edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni të sigurisë në Kosovë, Rashit Qalaj u shpreh Policia e Kosovës do e luftojë krimin dhe do ofrojnë siguri duke kujtuar ata që ranë për lirinë e Kosovës.

Kurse, kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari derisa e kujton ditën e sulmit ndaj familjes së tij thotë se sot janë shpirtërisht më mirë sepse Kosova ka pavarësinë dhe ushtrinë e saj

Për të shënuar 27 vjetorin e sulmit të forcave të armikut ndaj familjes Jashari homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, kanë bërë edhe i pari i Obiliqit, Xhafer Gashi dhe kryetari  i Drenasit, Ramiz Ladrovci, të cilët e çmuan sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirin e Kosovës

Në pasditen e sotme Dita e Veteranëve do shënohet me një ceremoni ku pjesëmarrjen e tij e ka paralajmëruar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush  Haradinaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?