Me 10 dhjetor Kosova pritet të mbulohet nga bora

Në vendet kodrinore-malore që nga e hëna(10 dhjetor) do të ketë reshje intensive bore në vendin tonë, ndërsa gjatë javës në vijim temperaturat minimale do të shkojnë nga -2 gradë celsius kurse ato maksimale deri në 10 gradë celsius nga fundi i javës. Kështu ka thënë meteorologu Sylë Tahirsylaj sot për Kallxo.com. “Do të ketë […]
Në vendet kodrinore-malore që nga e hëna(10 dhjetor) do të ketë reshje intensive bore në vendin tonë, ndërsa gjatë javës në vijim temperaturat minimale do të shkojnë nga -2 gradë celsius kurse ato maksimale deri në 10 gradë celsius nga fundi i javës.
Kështu ka thënë meteorologu Sylë Tahirsylaj sot për Kallxo.com.
“Do të ketë reshje bore në vendet kodrinore-malore që do të fillojnë prej datës 8 të cilat nuk janë të qëndrueshme”, ka thënë Tahirsylaj.
Ai tregoi që erërat nga jugu dhe jugperëndimi do ta rrisin temperaturën deri në 10 gradë celsius, ndërsa pas kësaj jave pritet ndryshim i motit.












