Mbi 100 mijë turistë vizituan Korçën gjatë vitit që po lëmë pas

Mbi 100 mijë turistë vizituan Korçën gjatë vitit që po lëmë pas

Këtë shifër e deklaron për ATSH, Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë. Më e vizituara në juglindje të vendit, Korça mbetet destinacion gjithëvjetor për vizitorët vendas dhe të huaj. Nuk është vetëm qyteti i Korçës me arkitekturën e tij të veçantë, muzet e shumtë, kulinaria krejt tradicionale, argëtimi rinor dhe pasionant me serenatat e famshme, […]

Këtë shifër e deklaron për ATSH, Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë.

Më e vizituara në juglindje të vendit, Korça mbetet destinacion gjithëvjetor për vizitorët vendas dhe të huaj. Nuk është vetëm qyteti i Korçës me arkitekturën e tij të veçantë, muzet e shumtë, kulinaria krejt tradicionale, argëtimi rinor dhe pasionant me serenatat e famshme, një jetë pa komlekse e paragjykime, ato që e bëjnë vizitorin të ndihet i lirë për disa çaste, por janë dhe vendet piktoreske rreth qytetit me peizazhet e tyre të papërsëritshme ku të japin mundësinë të njihesh me natyrën, historinë, kulturën, por dhe me sportet alpine, si ato të skive apo ngjitjeve malore.

Të vizitosh Korçën nuk mund të lësh pa parë Voskopojën, Dardhën, Vithkuqin apo Boboshticën, qendra të lashta banimi që i kanë mbijetuar kohës. Filo thotë për ATSH se, “vitet e fundit në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj janë shtuar më shumë se 30 njësi akomodimi, me mbi 500 shtretër fjetjeje, që pothuajse janë të prenotuar çdo ditë”.

Pikun e saj të vizitave, Korça e ka në dimër, thotë Sotiraq Filo, kur turistët vijnë për t’u argëtuar në mjedisin dimëror me borë të saj, në pistat e skive në Dardhë e Voskopojë, por dhe për muzikën e veçantë dhe kulinarinë tradicionale dhe tepër “pikante”. Kryetari i bashkisë, Filo thotë se, “qëllimi ynë është ta mbajmë ndezur këtë trend të nisur dhe të synojmë objektiva të tjera për vitin që po nis”.

Korça është e vizitueshme në të katër stinët e vitit dhe kush nuk ka parë Korçën, nuk ka parë kulturën shqiptare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?