Mbetet e bllokuar rruga ku humbën jetën polici dhe grabitësi në Istog

Rruga ‘Fadil Ferati’ në Istog ku dje u vranë polici Izet Demaj dhe plaçkitësi që po tentonte të grabiste bankën, Kamer Metaj, ende është e rrethuar me shirita të Policisë. Kjo rrugë edhe sot po qëndron e bllokuar për qarkullim të njerëzve dhe veturave, ku shihen edhe shiritat rrethues të Policisë. Ndryshe, Demaj dje u […]
Rruga ‘Fadil Ferati’ në Istog ku dje u vranë polici Izet Demaj dhe plaçkitësi që po tentonte të grabiste bankën, Kamer Metaj, ende është e rrethuar me shirita të Policisë.
Kjo rrugë edhe sot po qëndron e bllokuar për qarkullim të njerëzve dhe veturave, ku shihen edhe shiritat rrethues të Policisë.
Ndryshe, Demaj dje u vra nga personi i armatosur i cili po tentonte të kryente një grabitje të armatosur në qytetin e Istogut.


Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se nesër i ndjeri Demaj do të varroset.
Ndërsa bashkë me Presidentin Thaçi kanë shpallur ditë zie ditën e nesërme.












