Masakra në Elbasan: Tre personat u vranë në sy të grave e fëmijëve të tyre

Masakra në Elbasan: Tre personat u vranë në sy të grave e fëmijëve të tyre

Tri makina kanë qenë duke udhëtuar në momentin kur atentatorët në Elbasan kanë nisur të qëllojnë me breshëri automatiku drejt makinës ku ndodheshin Endrit Alibej, Arben Dylgjeri si dhe shtetasi i huaj, i identifikuar si E.K. Dy makinat e tjera që shoqëronin makinën ku vdiqën të tre personat kanë qenë familjarë e të afërm të […]

Dy makinat e tjera që shoqëronin makinën ku vdiqën të tre personat kanë qenë familjarë e të afërm të viktimave, përfshi këtu rreth 5 gra dhe dy fëmijë të vegjël. Viktimat kishin ardhur prej pak ditësh në Shqipëri për të festuar festat. Ata po ecnin në një makinë me targa të huaja.

Këto janë detajet e fundit të ardhura në lidhje me masakrën e ndodhur në Elbasan, pranë lagjes “Katund i ri”.

Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi, mbetën të vdekur Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas i huaj.

Policia dyshon se atentati i tipit mafioz ka ndodhur për shkak të pazareve të drogës.

Por kush është Endrit Alibej, 34 vjeçari i cili mbeti i vdekur këtë mbrëmje:

Në vitin 2013, Endrit Alibej dhe vëllai i tij janë arrestuar në Itali nën akuzën e drejtimit të një organizate kriminale e cila furnizonte me kokainë shteti fqinj. Madje asokohe në Itali, Endrit Alibej së bashku me të vëlannë kanë trafikuar një sasi prej dhjetëra kilogramësh drogë, në vlerë 10 milionë euro. 31 persona u arrestuan si pjesë e bandës ndërsa 14 ishin shqiptarë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Sot rreth orës 21:15, në Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me të.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve. Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere.
Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.”-shprehet zyrtarisht policia e shtetit./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?