Macron pas dy ditësh në Serbi, media franceze: Raportet tona u lënduan për Thaçin, Haradinajn, bombardimet

Pallati Elize ka njoftuar zyrtarisht për vizitën e presidentit francez, Emanuel Macron në Serbi më 5 dhe 5 dhjetor. Disa media në Francë, kanë nisur analizën lidhur me atë se çka do të diskutohet mes Macron dhe zyrtarëve serbë, përkatësisht presidentit Aleksandër Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përkthen Periskopi. Kështu, media franceze ’20 Minit’ shkruan se […]
Pallati Elize ka njoftuar zyrtarisht për vizitën e presidentit francez, Emanuel Macron në Serbi më 5 dhe 5 dhjetor.
Disa media në Francë, kanë nisur analizën lidhur me atë se çka do të diskutohet mes Macron dhe zyrtarëve serbë, përkatësisht presidentit Aleksandër Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përkthen Periskopi.
Kështu, media franceze ’20 Minit’ shkruan se raportet mes të dy vendeve, ‘u ftohën paksa më 11 nëntor të këtij viti, në shënimin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore për shkak të vendit që ia dha protkolli francez Kosovës në këtë ngjarje’.
Teksti gjithashtu thotë se refuzimi i Francës në vitin 2017, për ta esktraduar Ramush Haradinajn në Serbi, ‘ka lënduar raportet mes të dyja vendeve’.
Më tutje, mediat serbe përkthejnë gjithë analizën e kësaj gazete franceze, e cila shkruan edhe për historikun e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Francës, që kus Zhak Shirak kishte marrë vendim t’i bashkohej fushatës së Perëndimit për bombardimin e Serbisë. /Periskopi/












