LVV kërkon veprime institucionale për viktimat e dhunës në familje

LVV kërkon veprime institucionale për viktimat e dhunës në familje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën folën drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në LVV, Nazlie Bala dhe deputeti, Sami Kurteshi, e në të cilën kërkuan veprime institucionale për viktimat e dhunës në familje. Sipas përfaqësuesve të LVV, kjo konferencë vjen pas vizitave që Sekretariati i Gruas ka bërë në […]

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën folën drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në LVV, Nazlie Bala dhe deputeti, Sami Kurteshi, e në të cilën kërkuan veprime institucionale për viktimat e dhunës në familje.

Sipas përfaqësuesve të LVV, kjo konferencë vjen pas vizitave që Sekretariati i Gruas ka bërë në strehimoret në qytete të Kosovës. Ata thonë se e tërë ndihma që shteti duhet t’u ofrojë viktimave është lënë në duar të strehimoreve dhe në të njëjtën kohë këto nuk mbështeten ose mbështeten fare pak financiarisht.

“Shuma që shteti shpenzon në ditë për viktimat është nga 1.7 euro deri në 7.6 euro maksimalisht. Një trajtim i tillë, është si formë dënimi në vend se të ishte raport kujdesi. Nganjëherë strehimoret detyrohen të pranojnë më shumë viktima sesa kanë kapacitet”, ka thënë Nazlie Bala.

Bala mori shembullin e Gjakovës ku strehimorja ka kapacitet prej 16 shtretërve.

“Në ditën kur e kemi vizituar strehimoren kanë qenë 22 viktima, prej tyre kishte gra dhe fëmijë. Kjo strehimore qëndron më se keqi financiarisht”, tha ajo.

Bala dha shifrat për secilën strehimore se sa shpenzon shteti për një viktimë:

Strehimorja në Gjakovë – 1.75 euro

Strehimorja në Gjilan – 2.55 euro

Srehimorja në Prizren – 3.83 euro

Strehimorja në Mitrovicë – 7.76

Strehimorja në Ferizaj – 6.39 euro

“Këto shifra flasin se shteti nuk është në anën e të dobëtit. Madje edhe agresori që i këtyre rasteve merr më shumë kujdes prej shtetit. Disafish më shumë, shteti shpenzon për të burgosurit. Kjo tregon se statusi i viktimës është i papërfillshëm në shoqërinë tonë. Një gjendje e tillë vjen si pasojë e mos financimit, por vetëm subvencionimit nëpërmjet projekteve. Shuma që ju ndahet strehimoreve për një vit është 20.000 euro. Nga kjo shumë, 30 për qind ndahet paga për stafin. Paga e punëtorëve të strehimoreve shkon nga 120 euro deri në 170 maksimalisht”, tha ajo.

Deputeti Sami Kurteshi tha se ‘Forma më brutale e shprehjes së mentalitetit patriarkal dhe pushtetit të burrave të korruptuar është dhuna ndaj grave’.

“Pasojë e kësaj është numri i lartë i atyre që kërkojnë strehim e mbrojtje”, tha ai.

Ai shtoi se duhet të punohet në parandalimin e dhunës, por në të njëjtën kohë që të ofrohet kujdes në nivel shtetëror për viktimat.

“Pavarësisht shifrave formale, dhuna është shumë më e madhe sesa raportimi. Andaj edhe reagimi shtetëror duhet të jetë më i madh”, tha tutje.

Kurteshi tha se kjo vjen si pasojë e shpërdorimit të pushtetit të burrave.

“Strehimoret në nivel vendi përveç certifikimit për shërbimet të cilat i ofrojnë, duhet të institucionalizohen dhe të zyrtarizohen ashtu që në buxhetin e shtetit ta kenë një zë buxhetor të veçantë”, përfundoi Kurteshi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?