Limaj sërish sulmon të papunët: Ma mirë se në Kosovë s’gjeni, grahni punës se diku tjetër ju thyhet kurrizi

Limaj sërish sulmon të papunët: Ma mirë se në Kosovë s’gjeni, grahni punës se diku tjetër ju thyhet kurrizi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një takim me të rinjtë e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, ia ka porositur ata që t’iu drejtohen qendrave profesionale dhe të vetëpunësohen. Zv.kryeministri i Kosovës i ka lutur të rinjtë që të mos drejtohen jashtë vendit, por të punojnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit të Kosovës. […]

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një takim me të rinjtë e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës, ia ka porositur ata që t’iu drejtohen qendrave profesionale dhe të vetëpunësohen. Zv.kryeministri i Kosovës i ka lutur të rinjtë që të mos drejtohen jashtë vendit, por të punojnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për energjinë e re, për ju djem e vajza që të bëheni aktivë”, ka thënë kreu i Nismës, në tubimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

“Sot kurrkush nuk iu kërkon sakrifica kolektive, sot ne po iu themi a ka mundësi me shku në shkollë, me punu, me jua pa hajrin familja. Kështu i shërbeni Kosovës. Kjo bëhet nëse i përvjelim mëngët të gjithë dhe vendosim të punojmë”, tha Limaj.

“Nuk zgjidhet me një njeri asgjë. Nuk mbarohet shteti me një njeri. Shtetin e bëjmë bashkë, duke punu bashkë. Kur e bëjmë bashkë, bëjmë diçka të mirë”.

“Qindra djem e vajza kryejnë përditë fakultet po niveli intelektual nuk po ecë. Fatkeqësisht ka djem e vajza që shkojnë në fakultet dhe nuk mësojnë asgjë. Pse sot mos me e provu me shku me marrë zanat, me shku në kurs, me hi në një profesion dhe përmes atij zanati me zënë një vend pune”, ka theksuar lideri i Nismës Socialdemokrate.

“Dikush mendon që bota është si në MTV dhe mezi pret me shku. Por, kudo që shkon pa punë nuk ka asgjë. Atje bile të thyhet kurrizi dyfish. Kahdo që shkoni, kurrë më mirë se Kosovën nuk do të gjeni”, është shprehur Limaj.

“Jam duke ju folë si prind, jo si politikan, si vendas i juaj, nisjani bëni diçka, krijoni shprehinë e punës”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?