Liderët e G – 20 pajtohen ta reformojnë Organizatën Botërore të Tregtisë

Liderët e G – 20 pajtohen ta reformojnë Organizatën Botërore të Tregtisë

Ujdia për reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë konsiderohet si suksesi i samitit të G20-s në Buenos Aires. Krerët e shteteve e qeverive të G20-s ranë në ujdi në minutën e fundit për një deklaratë të përbashkët. Në samitin e vendeve të G20-s, që përfundoi të shtunën në Buenos Aires, krerët e shteteve dhe qeveritë […]

Ujdia për reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë konsiderohet si suksesi i samitit të G20-s në Buenos Aires. Krerët e shteteve e qeverive të G20-s ranë në ujdi në minutën e fundit për një deklaratë të përbashkët.

Në samitin e vendeve të G20-s, që përfundoi të shtunën në Buenos Aires, krerët e shteteve dhe qeveritë ranë dakord për një deklaratë që njihet si deklarata përfundimtare e samitit. Deklarata u kontestua për pika të rëndësishme, si tregtia, ndryshimi i klimës dhe migrimi. Por në të gjitha çështjet më të rëndësishme janë arritur kompromise, u tha të shtunën në mbrëmje, raporton DW.

Reformim i OBT-së

Si suksesi më i madh i bisedimeve që zgjatën dy ditë, nga ana e BE-së konsiderohet angazhimi i detyruar i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve më të industrializuara të botës dhe atyre në ekspansion për të çuar përpara reformimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, me qëllim të mundësimit të respektimit të rregullave të përbashkëta në tregtinë botërore.

Lëshime të mëdha duhej të bëheshin tek tema e migrimit dhe tregtisë. Kështu vendet e G20-s duket se nuk ranë në ujdi të përbashkët për të deklaruar se duan të luftojnë kundër proteksionizmit. Arsye për këtë ishte refuzimi i SHBA-së që një formulim i tillë të mos qëndronte i vetëm, por me shtojcën, se mundësohet përdorimi i instrumenteve të mbrojtjes së tregtisë, për të luftuar praktika tregtare të pandershme. Pikërisht këtë shtojcë nuk donte ta pranonte Kina, e cila e sheh veten të trajtuar padrejtësisht për shkak të doganave ndëshkuese për importet kineze të vendosura nga presidenti Trump.

 Premtim për bashkëpunimin ndërkombëtar

Ndërsa lidhur me temën e migrimit, SHBA këmbëngulën për heqjen dorë nga deklarata konkrete dhe kërkuan që vetëm të vendosej referimi për një raport të OECD-së dhe punën e planifikuar në këtë drejtim nën presidencën japoneze.

“Nuk e fshehim zhgënjimin”, u tha nga BE. Në të njëjtën kohë evropianët dhe partnerë të tjera arritën edhe njëherë të konfirmojnë angazhimin për bashkëpunimin ndërkombëtar. “Ne e ripërtërijmë edhe njëherë premtimin për të punuar së bashku, për të përmirësuar rendin botëror të bazuar në rregulla, që është në gjendje të reagojë me efektivitet në një botë që ndryshon shpejt”.

Amerikanët duken se këmbëngulën vetëm për heqjen dorë të fjalës “multilateralizëm”. Për shkak të kursit që ndjek presidenti Trump, deklarata e përbashkët shihet si sukses. Trump vetë e pohoi së fundmi se është nacionalist.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?