‘LDK s’ka qëndrim për 100%-shin, kush ka borxhe pa la me Serbinë mos t’ma kërkojë heqjen e taksës’

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kush ka borxhe ‘pa la’ me Serbinë, mund t’i lajë ndryshe, por jo duke kërkuar me heqjen e taksës. Ai ka thënë se aktualisht nuk e di se cili është qëndrimi i LDK’së për taksën. “Për besë pak cuditshëm po më duket rendi i temave se ka mujtë opozita […]
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se kush ka borxhe ‘pa la’ me Serbinë, mund t’i lajë ndryshe, por jo duke kërkuar me heqjen e taksës.
Ai ka thënë se aktualisht nuk e di se cili është qëndrimi i LDK’së për taksën.
“Për besë pak cuditshëm po më duket rendi i temave se ka mujtë opozita këtë përgjegjësinë për vizat, me lanë mas kësja temës për dialog. Nuk e kuptoj pse LDK dhe VV jan ëkundër mandatimit të një delegacioni nga Parlamenti, kjo është pak e habitshme, një kohë thonin se janë kundër Thaçit e tash po dalin edhe kundër delegacionit, pak e ngutshme, pak e habitshme. Kemi një situatë pak a shumë të veprimeve që po ndërlidhen. Nga momenti i marrjes së vendimit për taksat 100%, po e shohim një farë dëshire mos me e lanë këtë vendim në fuqinë e vetë, pra ëhstë e habitshme mos me lanë Kosovën me u konsolidu. Vendimi 100% nuk ndryshon, por ne hetojmë disa deklarime të partive opozitare, për shembull edhe nga LDK nuk janë fort të qartë çka po dojnë. Ky vendim dëgjoni nuk është i Qeverisë, është i Kosovës. Damet që po bën Serbia nuk janë dame vec të Qeverisë. Mendoj duhet me u pajtu me do realitete. Vendimi për taksën nuk lëvizë. Nëse dikush i ka borxhe Serbisë, le t’ia lanë ndryshe, ekanë zor me hjekë këtë taksën”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/












