LDK: Koalicioni PAN përgjegjës për gjendjen në shëndetësi

LDK: Koalicioni PAN përgjegjës për gjendjen në shëndetësi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar koalicioni PAN, në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës me premtimin për rritje të pagave. Ndërkaq, Qeveria e PAN-it në fillim të mandatit i rriti pagat kundërligjshëm vetëm për kryeministrin, për pesë zëvendëskryeministrat, për ministrat, për 80 zëvendësministrat, […]

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar koalicioni PAN, në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017, ka nënshkruar memorandum me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës me premtimin për rritje të pagave. Ndërkaq, Qeveria e PAN-it në fillim të mandatit i rriti pagat kundërligjshëm vetëm për kryeministrin, për pesë zëvendëskryeministrat, për ministrat, për 80 zëvendësministrat, për mbi 200 këshilltarët e tyre dhe njerëzit e tjerë të afërt me ta.

LDK thotë se pas këtij vendimi, në fillim të vitit 2018, me të drejtë kirurgët në Shërbimin Spitalor hynë në grevë. Ministri Ismaili u premtoi grevistëve se më së largu në qershor 2018 do rriten pagat edhe për ta, dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, ministri Ismaili ishte shprehur se ai vetë do t’i bashkohej grevës.

“Tani jemi në përmbyllje të vitit 2018. Pagat nuk janë rritur për punëtorët shëndetësorë, ndërkaq Ministri Ismaili nuk është pjesë e grevës, dhe as nuk ka dhënë dorëheqje.  Ligji për pagat u miratua në Kuvend në lexim të parë, por buxheti për 2019 nuk parasheh rritje. Prandaj, punëtorët shëndetësorë me të drejtë kërkojnë mbajtjen e premtimeve dhe realizimin e të drejtave të tyre. Ligji i ri i pagave, nëse miratohet në lexim të dytë siç është tani, do të rrisë më tutje pabarazitë në paga në sektorin publik. Parimi “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” nuk është respektuar në strukturën e pagave në sektorin publik. Si i tillë, ky ligj nuk duhet të kalojë në lexim të dytë, por të kthehet në diskutim me punëtorët shëndetësorë, arsimtarët, policët, shërbimin civil dhe kategoritë e tjera të të punësuarve në sektorin publik. Ne shprehim keqardhje për gjendjen në shëndetësi, ku shumë pac ientë nuk mund të marrin shërbimet e nevojshme në spitalet publike. Për çdo përkeqësim të situatës përgjegjës mbetet koalicioni PAN”, thuhet në komunikatë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?