LDK i reagon Jakup Krasniqit: E paske humbur rrugën

LDK i reagon Jakup Krasniqit: E paske humbur rrugën

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili sot ka thënë se e kupton reagimin e liderëve të Serbisë për taksën prej 100 për qind, por nuk e kupton reagimin e LDK-së dhe të Presidentit Hashim Thaçi, që, sipas tij, kushtëzojnë dialogun me heqjen e […]

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili sot ka thënë se e kupton reagimin e liderëve të Serbisë për taksën prej 100 për qind, por nuk e kupton reagimin e LDK-së dhe të Presidentit Hashim Thaçi, që, sipas tij, kushtëzojnë dialogun me heqjen e taksës.

“z. Krasniqi e paska humbur rrugën, sepse LDK në asnjë rast nuk e ka vënë dialogun në relacion me taksën. LDK është deklaruar se dialogu duhet të ndërpritet dhe të kushtëzohet me ndërprerjen e fushatës së ndyrë serbe ndaj Kosovës. LDK, poashtu, është shprehur se dialogun duhet ta zhvillojë një qeveri që përfaqëson shumicën meritore në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe jo Qeveria e pakicës. Pra, LDK po insiston për legjitimitet para dialogut”, thuhet në reagimin e LDK’së.

“LDK është shprehur, poashtu, se dialogu nuk është çështje urgjente dhe se para se të fillojë dialogu duhet të arrihet një pajtueshmëri e gjerë e spektrit politik në Kosovë. Prandaj, as që na ka rënë ndërmend të kërkojmë heqjen e taksës, sepse ne nuk na është ngutur”, thekson reagimi i partisë së Isa Mustafës.

“Partisë së z. Krasniqi i është ngutur ta drejtojë dialogun, andaj tentojnë që këtë veprim të pa menduar mirë – dhe sipas nesh të gabuar – të mundohen ta fshehin duke e sulmuar pa asnjë bazë LDK-në”, thuhet në reagim.

“Sa i përket Presidentit Thaçi, ai ka qenë kryetar shumëvjeçar i z. Krasniqi dhe i z. Limaj. Edhe tani po i shkojnë pas në dialog. Nuk po i shkon LDK-ja, as me taksë, e as pa taksë”, përfundon reagimi i LDK’së./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?