Lama kërkon ndihmë nga shteti: Fëmijëve të mi po u rrezikohet shkollimi

Lama kërkon ndihmë nga shteti: Fëmijëve të mi po u rrezikohet shkollimi

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka reaguar pas siç i quan ajo ‘spekulime’ në lidhje me vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të saj si ambasadore, raporton Periskopi. Lama ka thënë se ajo ende është në detyrë dhe se përfaqëson shtetin e Kosovës në Itali, Maltë […]

Lama ka thënë se ajo ende është në detyrë dhe se përfaqëson shtetin e Kosovës në Itali, Maltë dhe San Marino, derisa ka bërë të ditur se arsyeja e heshtjes së saj pas vendimit të presidentit ka qenë për arsye se ajo ka vendosur të ndjek rrugët institucionale për t’i mësuar arsyet e vendimit të tij.

Ajo ka treguar edhe për vështirësitë me të cilat po has pas këtij vendimi për ndërprerjen e mandatit të saj.

“Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor. Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi”, shkruan Lama ndër të tjerash.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Deklaratë në lidhje me ndërprerjen e mandatit tim nga posti i Ambasadores në Itali

Te nderuar,

Pas vendimit të Presidentit të Republikës të një jave më parë, për ndërprerjen e parakohshme te mandatit tim si Ambasadore e RKS-së në Itali, unë kam preferuar te hesht dhe të ndjek rrugët institucionale për të mësuar arsyet e këtij vendimi.

Mirëpo duke qenë se po spekulohet në mënyrë të vazhdueshme nga mediat mbi motivet dhe emrin tim dhe jo vetem kaq, por po tentohet të me baltosin me lloj lloj shpifjesh, unë jam e detyruar të jap këtë deklaratë:

Sapo kam marrë zyrtarisht dekretin nga MPJ-ja, kam kërkuar me shkrim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Presidenti motivet e ndërprerjes së mandatit si dhe rishikimin e vendimit.

Po kështu kam takuar fizikisht ministrin Pacolli në Prishtine dhe kam kërkuar me gojë arsyetimin e vendimit. Deri tani nuk kam marrë as me shkrim dhe as me gojë ndonjë arsyetim.

Mbi të gjitha ky vendim ka një impakt të jashtëzakonshëm familjar, pasi postet diplomatike janë poste familjare; në misione lëvizet së bashku me familjen. Si pasojë, e vendimit fëmijët e mi duhet të ndërpresin shkollimin dhe rrezikojnë humbjen e vitit shkollor.

Unë kam kërkuar nga Ministria të marrë në konsideratë këto rrethana deri në përfundimin e vitit shkollor. Shteti i Kosovës, ka detyrime ligjore ndaj shtetasve të tij, përfshirë mua dhe fëmijët e mi.

Personalisht gjithë jetën kam luftuar për të drejtat e tjerëve, dhe është afër mendsh që do t’i kërkoj të drejtat e mia dhe të fëmijëve të mi në të gjitha instancat shtetërore.

Pavarësisht vendimit, unë besoj fuqishëm tek shteti i Kosovës dhe vlerat e tij demokratike.

Një gjë është e sigurtë, se ky vendim nuk lidhet me punën time si kryesuese e misionit diplomatik në Itali, që pa modesti e them se ka qenë e dallueshme dhe për të cilën kam dëshmi të gjitha raportet e dërguara në ministri si dhe aktivitetet publike.

Unë kam bërë një kontratë katër vjecare me shtetin e Kosovës, dhe nga ana ime kjo kontrate është respektuar plotësisht. Kam përfaqësuar me dinjitetin maksimal Republikën e Kosovës dhe për punën që kam bërë jam jashtëzakonisht krenare.

Në fund bëj thirrje publikisht që të ndalen spekulimet, shpifjet, baltosjet, insinuatat e cdo lloj natyre ndaj emrit tim.

Une ende jam ne detyrë dhe përfaqësoj shtetin e Kosovës në Itali, Malta dhe San Marino.

Me respekt,

Alma Lama, Romë 04/12/2018

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?