Lajme nga Brukseli: Vizat u bllokuan nga Franca, Gjermania dhe Holanda

Lajme nga Brukseli: Vizat u bllokuan nga Franca, Gjermania dhe Holanda

Analisti kosovar, Agon Maliqi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka zhvilluar disa takime me anëtarë të Komisionit dhe Parlamentit Europian. Ai nga atje ka bërë të ditura arsyet e dështimit të vizave për kosovarët, transmeton gazetametro.net. Siç ka shkruar Maliqi në Fb, vizat i kanë bllokuar disa shtete anëtare dhe kjo nuk ka të […]

Analisti kosovar, Agon Maliqi gjatë qëndrimit të tij në Bruksel ka zhvilluar disa takime me anëtarë të Komisionit dhe Parlamentit Europian. Ai nga atje ka bërë të ditura arsyet e dështimit të vizave për kosovarët, transmeton gazetametro.net.

Siç ka shkruar Maliqi në Fb, vizat i kanë bllokuar disa shtete anëtare dhe kjo nuk ka të bëjë me kritere të cilat të gjithë janë të vetëdijshëm se Kosova i ka përmbushur.

Ndër këto shtete, Maliqi shkruan se Franca ka qenë më e zëshmja, por me rezerva kanë qenë edhe Gjermania e Holanda.

‘Kur të mëdhatë kundërshtojnë të tjerat as nuk e kanë parë të arsyeshme të mundohen. Po thuhet se ky nuk është detyrimisht hap vetëm kundër Kosovës por pjesë e trendit refuzues të këtyre shteteve për Ballkanin që u tregua edhe me moshapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë,’ ka thënë Maliqi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Vizat i kanë bllokuar disa shtete anëtare dhe kjo nuk ka të bëjë me kritere të cilat të gjithë janë të vetëdijshëm se Kosova i ka përmbushur.

Ndër këto shtete Franca ka qenë më e zëshmja, por me rezerva kanë qenë edhe Gjermania e Holanda. Kur të mëdhatë kundërshtojnë të tjerat as nuk e kanë parë të arsyeshme të mundohen. Po thuhet se ky nuk është detyrimisht hap vetëm kundër Kosovës por pjesë e trendit refuzues të këtyre shteteve për Ballkanin që u tregua edhe me moshapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Neve thjesht na rrëzuan në këtë hap sepse në këtë fazë të integrimit e kemi lënë veten dhe ndërkohë migrimi është bërë shqetësimi nr.1 në Europë. Personalisht jam i bindur se mungesa e vullnetit për ta shtyrë këtë punë për një vend prej 1.8 milionë njerëzish ka edhe elemente të forta të racizmit (të paktën te liderët po reflektohet frika nga ksenofobia e votuesve në BE). Shpresa e fundit ishte që çështja të hidhej në votim në dhjetor gjatë muajit të fundit të Presidencës Austriake në Këshill. Komisioneri Hahn nuk e ka venimin në dorë por si austriak mund të ndikonte që të hidhej në votë në Këshill.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?