Lajm i mirë: Macron nuk shkon për ta vizituar Vuçiqin në Beograd

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shtyrë vizitën e tij të planifikuar në Beograd për shkak të “problemeve” të brendshme, ka thënë të hënën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke iu referuar protestave të dhunshme me të cilat është përballur Parisi javëve të fundit. “Jemi duke u përgatitur për vizitën e Presidentit Macron. Fatkeqësisht, si pasojë e […]
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shtyrë vizitën e tij të planifikuar në Beograd për shkak të “problemeve” të brendshme, ka thënë të hënën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke iu referuar protestave të dhunshme me të cilat është përballur Parisi javëve të fundit.
“Jemi duke u përgatitur për vizitën e Presidentit Macron. Fatkeqësisht, si pasojë e situatës dhe problemeve me të cilat po përballet, Presidenti Macron ka kërkuar të shtyjë vizitën e tij në vendin tonë për disa javë”, ka thënë Vuçiqi gjatë një konference për media, raporton KTV.
Ai kishte paralajmëruar një takim me presidentin serb, Vuçiq për të mërkurën në mbrëmje, dhe të enjten të nderojë varrezat për ushtarët e rënë gjatë Luftës së Parë Botërore para se të kthehet në Paris.












