Ky është moti në pesë ditët e ardhshme

Dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohe të shiut, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Të martën do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme […]
Dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohe të shiut, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Të martën do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe mundësi për reshje shiu dhe bore në disa vende të intensitetit të dobët, të cilat pastaj do të ndërpriten.Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.












