Ky është mërgimtari nga Gjermania që vdiq në aksidentin e mbrëmshëm në Çallapek

Një aksident i rëndë me fatalitet përfundoi mbrëmë në fshatin Çallapek të Lipjanit që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Si pasojë humbi jetën një person dhe 18 të tjerë pësuan lëndime. Në aksident ishte përfshirë autobusi ‘Dita’ me një veturë me targa të Gjermanisë. Periskopi mbrëmë ka raportuar se bëhet fjalë për një mërgimtar që kishte […]

Në aksident ishte përfshirë autobusi ‘Dita’ me një veturë me targa të Gjermanisë.

Periskopi mbrëmë ka raportuar se bëhet fjalë për një mërgimtar që kishte ardhur nga Gjermania për të kaluar me familje festat e fundvitit.

Siç mëson Periskopi, viktima është  37- vjeçari Burim Mehmeti nga fshati Gadime i komunës së Lipjanit.

Rastin për Periskopin e kishte konfirmuar mbrëmë edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ndërsa Policia sot doli me detaje shtesë rreth rastit.

“Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të rënda trupore vozitësi i automjetit viktima mashkull, ka ndërruar jetë. Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i autobusit dhe shtatëmbëdhjetë persona tjerë, tetë meshkuj dhe nëntë femëra, të cilët kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore.

Me urdhrin e prokurorit, trupi i pa jetë  i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa, vozitësi i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes./Periskopi/

Po ashtu, Periskopi ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?