Kushtetuesja nuk i kthen përgjigje, i kërkon sqarime shtesë Thaçit për marrëveshjet ndërkombëtare

Kushtetuesja nuk i kthen përgjigje, i kërkon sqarime shtesë Thaçit për marrëveshjet ndërkombëtare

Gjykata Kushtetuese ende nuk i ka kthyer përgjigje presidentit Hashim Thaçi në kërkesën e tij për të sqaruar nëse marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti konsiderohen të ratifikuara ose nëse patjetër duhet të ratifikohen edhe nga Kuvendi. Madje Kushtetuesja ka kërkuar sqarime shtesë nga Zyra e Presidentit. Afati i fundit për dorëzimin e këtyre sqarimeve […]

Më 4 shtator presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese të Nenit 18 të Kushtetutës së Kosovës, specifikisht pjesës e cila ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Thaçi kishte kërkuar që Gjykata të sqaronte nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, kështu pa pasur nevojë që ato të dërgohen në Kuvend për miratim me votat e dy të tretave (2/3) të deputetëve.

Por gardiania e Kushtetutës ende nuk ka dhënë përgjigje në këtë kërkesë, madje ka kërkuar sqarime shtesë nga parashtruesi i kësaj kërkese. Kjo është konfirmuar për gazetën “Zëri” nga Zyra për Informim e Presidentit.

Ndërsa afati për dorëzimin e këtyre sqarimeve përfundon sot. “Më 12 shtator të këtij viti Gjykata Kushtetuese na ka njoftuar për regjistrimin e kërkesës lidhur me rastin KO 131/18 dhe më 11 dhjetor nga Gjykata Kushtetuese kemi pranuar kërkesë për sqarim lidhur me rastin KO 131/18, ku komentet tona kemi mundësi t’i dërgojmë deri më 24 dhjetor të po këtij viti”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit për gazetën “Zëri”, por pa treguar se çfarë sqarime janë kërkuar.

Kurse Gjykata Kushtetuese në një përgjigje me shkrim për “Zërin” ka thënë se ende është duke e shqyrtuar kërkesën e presidentit dhe se nuk ka ndonjë afat kohor që përcakton se kur duhet të merret vendimi. “Kjo kërkesë aktualisht është ende në fazën e shqyrtimit. Vendimi do të merret brenda një afati të arsyeshëm kohor, ndonëse nuk ka afat të vendimmarrjes në këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?