Kush janë personalitetet e vitit 2018

E mbytur nga personazhe e karaktere të liga me pushtet, Kosova, megjithatë, ka arsye për të shikuar përpara me një dozë optimizmi të matur, si rezultat i të arriturave të disa individëve, që në mënyra të ndryshme dëshmojnë për potencialin që kanë vendi dhe shoqëria kosovare. Në mesin e një numri më të madh personash […]
Në mesin e një numri më të madh personash që me punën e tyre dëshmuan se Kosova nuk është vetëm vendlindje e të fuqishmëve grykës dhe e politikanëve jokurrizorë, janë edhe këta pesë në vijim, të cilët “Koha Ditore” i përzgjodhi si simbol i asaj që Kosova dëshiron dhe mundet të arrijë në çdo fushë.
Vasfije Krasniqi-Goodman. Një grua e guximshme, e cila refuzoi ta mbajë petkun e viktimës së turpëruar dhe të heshtur, dhe ngriti zërin në emër të të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Jehona e zërit të saj dridhi shoqërinë dhe institucionet e shtetit, i cili edhe 20 vjet pas luftës ende e gjen të vështirë përballjen e plotë me të kaluarën dhe krimet e kryera.
Falë Vasfijes, e vërteta për krimet e kohës së luftës nuk mbetet e fshehur, ndërsa si pasojë e zërave si ky shteti u detyrua të fillojë me njohjen e statusit rreth 20.000 viktimave të dhunës seksuale nga koha e luftës 1998-1999.
Për vitin e ardhshëm mbetet që shoqëria të vazhdojë në insistimin që drejtësia për viktimat të vihet në vend. Vasfija dhe shoqet e saj e kanë nisur, por të gjithë ne duhet ta vazhdojmë.
Për personalitetet tjera, si Dua Lipa, Driton Kuka, Bernard Challandes dhe Fadil Vokrri, lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.












