Kush është në të vërtetë Johannes Hahn, njeriu që zhgënjeu kosovarët? Plagjiator, në një parti me LDK-në

Johannes Hahn erdhi sot në vizitë në Kosovë duke zhgënjyer popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave. Por, duke qenë se ai është bërë njeriu i ditës në vendin tonë, Periskopi iu sjell një profil të shkurtër të tij. Hahn ka lindur më 2 dhjetor të 1957-s, gjë që tregon se ai dje ka festuar […]
Johannes Hahn erdhi sot në vizitë në Kosovë duke zhgënjyer popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Por, duke qenë se ai është bërë njeriu i ditës në vendin tonë, Periskopi iu sjell një profil të shkurtër të tij.
Hahn ka lindur më 2 dhjetor të 1957-s, gjë që tregon se ai dje ka festuar ditëlindjen e 61-të. Ai është nga shteti i vogël i Austrisë, dhe aktualisht shërben si komisioner për fqinjësi evropiane dhe për negociata të zgjerimit. Këtë detyrë e mban nga viti 2014. Më parë, ai ka punuar edhe si komisioner për politika rajonale të BE-së, nga 2010-a e deri kur e mori detyrën. Ai është pjesë e së njëjtës parti evropiane si LDK-ja, popullores.
Hahn ka studiuar në Universitetin e Vienës dhe e ka nisur herët karrierën e tij si politikan duke mos e ndërruar asnjëherë partinë. Pra, me politikë ka gjithë jetën që merret. Ai kreu doktoraturën për filozofi në të njëjtin universitet të tashmëpërmendur më 1987. Ai është akuzuar nga studiuesi Stefan Weber për plagjiaturë të shumë faqeve të tezës së tij të PhD-së.
Ai i ka quajtur këto akuza si të bazuara politikisht.
Hahn ishte i martuar me Marina Bleibtreun, me të cilën tashmë është ndarë. Ata kanë një fëmijë së bashku.












