Kusari e konfirmon se nënshkrimet e tyre janë falsifikuara nga LDK’ja

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka konfirmuar për Periskopin se nënshkrimi i saj dhe i deputetit tjetërt, Ilir Deda për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme është manipuluar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Përmes telefonit, Kusari ka konfirmuar për Periskopin se as nuk gjendet në Kosovë, andaj nuk ka nënshkruar listën. “Unë as nuk jam […]
Përmes telefonit, Kusari ka konfirmuar për Periskopin se as nuk gjendet në Kosovë, andaj nuk ka nënshkruar listën.
“Unë as nuk jam në Kosovë. Nuk kam nënshkruar asnjë thirrje për seancë, e as nuk kam marrë thirrje nga dikush për nënshkrim. Sot e kam marr një mesazh nga Avdullah Hoti që ai pret koordinim nga ne për seancë, por jo unë nuk kam nënshkruar sot. Ai nënshkrim ka qenë kopje e ndonjë nënshkrimi tjetër. Edhe me Ilir Dedën kam biseduar dhe ai ma ka konfirmu që nuk ka nënshkruar, madje as nuk është kontaktuar”, ka thënë Kusari Lila./PERISKOPI












